Ky është orari i ri i Gastronomisë pas masave të reja

Gastronomia në vend do të punojë deri në ora 21:30 dhe në ambiente të hapura që nga nesër.

Kjo pasi sot janë miratuar këto masa të reja kundër COVID-19 në mbledhjen e Qeverisë.

“Gastronomia do të punojë vetëm në ambientet e hapura dhe atë deri në orën 21:30 dhe masën e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve deri në orën 22:00. Të gjitha institucionet publike dhe private janë të obliguara që të punojnë vetëm me staf esencial deri me datën 13 shtator. Me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, pas kësaj date të gjitha këto insitucione duhet të posedojnë njërën nga dëshmitë si certifikatën e vaksinimit apo testet përkatëse në mënyrë që tu lejohet hyrja në ambientet e punës”, ka thënë më ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.