18-05-2024

KB Prizreni reagon për aksidentin ku u përfshi Arti Hajdari – tregojnë gjendjen e tij

Pas raportimit per aksident, ka reaguar klubi prizrenas, KB Prizreni ku tashmë Arti Hajdari është pjesë e klubit, i bashkuar së fundmi.

Në njoftim e klubit, derisa konfirmohet lajmi, thuhet se Arti Hajdari është shëndosh e mirë, duke shtuar se ai tashmë gjendet në dasmën e kapitenit të ekipit Qëndrim Ajazaj i cili sot i dha fund beqarisë.

SQARIM PUBLIK
Te nderuar adhurues te basketbollit
Ne media po qarkullon lajmi mbi aksidentin e basketbollistit tanë Arti Hajdari pas përfundimit të ndeshjes me Sigal Prishtinën.
Lajmi është i drejt por fal mrekullisë së Zotit, Arti Hajdari është shëndosh e mirë dhe tani gjendet në dasmën e kapitenit të ekipit Qëndrim Ajazaj i cili sot i dha fund beqarisë.
Ju faleminderit shumë për pyetjet dhe interesimin e treguar. Jemi mirënjohës pa fund.
Si qershi mbi tortë i 🎂 🍒, urojm martesën kapitenit dhe urojm jetë të gjatë e të lumtur.
Më të fort se kurrrrr!
Mund të jetë një imazh i 1 person, duke luajtur volejboll, Duke luajtur basketboll dhe teksti që thotë "Han aluplast plast"

Asnjë koment

Comments are closed.