KB Rahoveci e nis mbarë në palestrën e re, shkon në gjysmëfinale të Kupës

KB Rahoveci ka shënuar fitore bindëse në ndeshjen e saj të parë në palestrën “Mizahir Isma”, që u promovua sot.

Vendasit shënuan fitore me rezultat 87-71 ndaj Don Boskos për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, transmeton Koha.net.

Më i miri në radhët e KB Rahovecit ishte Fred Richardson që shënoi 25 pikë, pati 13 pikë, e katër asistime.

Kurse më efikasi në radhët e ekipit mysafir ishte Gent Shala që shënoi 19 pikë, pati 12 kërcime e 1 asistim.

në gjysmëfinale u kualifikua edhe KB Prishtina, që shënoi fitore të lehtë kundër Trepçës.