26-04-2024

KBF “Bashkimi” starton furishëm në Superligë

Të mërkurën pasdite, skuadra KBF “ Bashkimi” në premierë të Superligës së Kosovës në basketboll, para shikuesve të vet ka arritur fitore të thellë në duel me rivalet nga KBF “ Trepça” nga Mitrovica me rezultat 94:36.

Që nga fillimi i çerekut të parë e deri në përfundim të takimit, skuadra prizrenase dominoi lojën në parket duke i shkaktuar humbje të thellë rivaleve nga qyteti i minatorëve.

Në këtë takim, të gjitha basketbollistet vendase arritën të shënojnë, ndërsa më efikaset ishin, Saranda Daci me 22 pikë, Gresa Gashi me 16 e përcjellë nga Khadia Brown me 15 sosh. Ndërsa, tek skuadra mysafire me efiksitet u shquan, Melisa Ibrahimi me 17 pikë dhe Sihana Ramoja me 10 sosh./tvprizreni/

Asnjë koment

Comments are closed.