Kënga e re e Erës mbi 1 milion klikime

Këngëtarja e njohur kosovare me famë ndërkombëtare, Era Istrefi para dy ditësh ka lansuar këngën e saj më të re së bashku me reperin Koshens e cila titullohet “Oh God”. Kjo këngë tani në platformën “Youtube”, numëron mbi një milionë klikime.

Padyshim që ky është një sukses i radhës i këngëtares shqiptare e cila për një kohë kaq të shkurtë arriti që me këngën e saj të grumbullojë mbi një milion klikime.

Ajo së fundmi ka sjell edhe hitin tjetër “Prisoners”, i cili tanimë në “Youtube”, grumbullon mbi 2.6 milionë klikime. /ZËRI