Këngëtari turk lë pasurinë në bixhoz: Nëse do të lindja përsëri…
Këngëtari turk Serdar Ortaç ka folur për pendimin e tij më të madh, që është vesi i tij për të luajtur bixhoz.
Ai tha se është penduar që ka luajtur lojra fati, pasi ka humbur pothuajse të gjithë pasurinë e tij.
“Nëse do të lindja përsëri, nuk do të rrezikoja kurrë”, ka thënë ai i penduar, duke folur hapur për anën e tij të panjohur për publikun.
Këngëtari thotë se nuk mban mend kur ishte i lumtur, pasi ka shumë vite që lufton me sëmundjen “Skleroza Multiple”.
“Është shumë e lodhshme për mua, por unë e pranova tani”, deklaron ai.