24-04-2024

Prizren: Rrihen mes vete babai dhe dy djemtë, arrestohen

Në Prizren janë arrestuar tre persona nga një familje për shkak të rrahjes mes vete, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00, pasi të dyshuarit (prindi dhe dy djemtë) pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete.

Të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.