Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka njoftuar për kërcënimin e drejtorit të Drejtorisë së Inspektoratit në Prizren, Islam Thaçit, duke e ndërlidhur këtë me ndërtimet pa leje, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”.
Ai këtë e ka bërë në profilin e tij zyrtar në “facebook”.
“Kërcënimet e dërguara ndaj drejtorit Islam Thaqi nuk janë as të parat, e me siguri nuk do të jenë as të fundit që i adresohen zyrtarëve të Komunës së Prizrenit. Por të gjithë duhet të dinë se kërcënimet nuk na kanë ndalur e as nuk do të na ndalin”, ka shkruar ai.
Haskuka më tej ka thënë se ka kaluar koha e ndërtimeve pa leje, tejkalimeve, uzurpimeve të pronës publike dhe e përfitimit personal nga pasuritë publike. “Rendi dhe ligji vlen për të gjithë, sado të “fortë” që të jenë, ngase forca jonë buron nga ligji”, përfundoi ai.
Ndryshe, inspektorati i Komunës së Prizrenit prej një jave ka vazhduar aksionin për largimin e konstruksioneve metalike përbrenda Qendrës Historike (QH) në Prizren. GazetaePrizrenit.net”