Policia ka njoftuar për kanosjen e një përmbaruesi privat në Prizren.
Rasti është raportuar dje, por nuk jepen hollësi, pos asaj që rasti ka ndodhur në rrugën “Remzi Ademaj” , transmeton Gazeta e Prizrenit.
“Rr. Remzi Ademaj, Prizren 07.02.2023 – 14:08. Ankuesi mashkull kosovar përmbarues privat, ka informuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin e Policisë.
Rasti është duke u hetuar.
/Gazeta e Prizrenit /