Kërcënohet një përmbarues privat në Prizren

Policia ka njoftuar për kanosjen e një përmbaruesi privat në Prizren.

Rasti është raportuar dje, por nuk jepen hollësi, pos asaj që rasti ka ndodhur në rrugën “Remzi Ademaj” , transmeton Gazeta e Prizrenit.

“Rr. Remzi Ademaj, Prizren 07.02.2023 – 14:08. Ankuesi mashkull kosovar përmbarues privat, ka informuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull  kosovar”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti është duke u hetuar.

/Gazeta e Prizrenit /