21-09-2024

Kërcënuan me thikë dhe ua morën paratë, arrestohen të miturit në Prizren

Dy të mitur janë arrestuar në Prizren, për shkak se nën kërcënim me thikë ua kanë marrë portofolin dy bashkëmoshatarëve, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Enver Haradinaj” në Prizren.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur), pasi që të njëjti nën kërcënimin e thikës kanë detyruar dy viktimat meshkuj kosovarë (të mitur) që t’ju japin portofolin dhe pesë euro para të gatshme”, thuhet në raportin e PK-së.

Nga të dyshuarit është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /GazetaePrizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.