03-10-2024

Kërcënuan Messin, Argjentina anulon miqësoren me Palestinën

Federata Argjentinase e Futbollit ka vendosur ta anulojë miqësoren me Izraelin, që ishte programuar për t’u zhvilluar të shtunën në Jeruzalem.

​​Ky vendim lidhet me kërcënimet që kanë marrë Messi me shokë në orët e fundit nga palestinezët, të cilët inskenuan madje një protestë gjatë stërvitjes së Argjentinës në Barcelonë, duke djegur dhe përdhosur fanellën me numër 10.

“Kjo ndeshje është një lajthitje. Është njësoj sikur ne të festonim përvjetorin e pushtimit të Ishujve Malvinas (Falkland). Do të ishte një mungesë respekti për popullin argjentinas,” – kishte deklaruar më parë Husni Abdel Wahed, amabasdor i Palestinës në Argjentinë.

Tashmë trajneri Sampaoli duhet të vendosë nëse do t’i vijojë përgatitjet në Barcelonë, apo do të improvizojë një miqësore tjetër para nisjes për në Rusi./rtk/

Asnjë koment

Comments are closed.