27-07-2024

Kërkohej nga Interpol, 43-vjeçari arrestohet nga FAST Kosova

Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST KOSOVA, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, sot më 30.10.2023, ka arrestuar një person në kërkim.

Njësiti FAST, ka arrestuar personin A.B., (viti i lindjes 1980) të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar në Interpol, i kërkuar nga Serbia për vuajtje dënimi prej 3 vite e 4 muaj burg, lidhur me veprën penale “Korrupsion”.

I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në qendër të mbajtjes për 48 orë, ndërsa lidhur me rastin do të ndërmerren masat sipas procedurave në raste të tilla.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme në vend përfshirë edhe forcimin e bashkëpunimit policor në rrafshin ndërkombëtar.à

Asnjë koment

Comments are closed.