26-04-2024

Kërkohet interpretim ligjor për profesorët e shkollave të mesme të Suharekës me Barchelor

Situata e krijuar pasi në kohën kur mësuesit ishin rekrutuar kriteri nuk ishte paraparë me ligj ndërsa edhe përkudnër afatit prej disa vitesh për ta përfunduar masterin mësimdhënsit nga Suhareka nuk e kanë përfunduar këtë kriter. Drejtori i Arsimit, Remzi Bytyqi ka pranaur këtë problem duke thënë se tani janë duke pritur një mendim nga ana e Inspektoratit të Arsimit.

“Meqenëse në Shkollën teknike është konstatuar se janë pesë mësimdhënës me kualifikim akademik Bachelor, por që punojnë në arsimin profesional dhe nuk bien në ndesh me UA 5/2015, dhe se ne kishim paqartësi, kemi kërkuar nga zyrtarët e MASHT-it të na sqarojnë se si duhet vepruar me këta.”, ka thënë Bytyqi.

Ai theksoi se mësimdhënësit e kuadrit profesional që janë pranuar përmes udhëzimit administrativ të vitit 2015-të nga Ministria e Arsimit, duhet të vazhdojnë punën dhe se për këtë çështje posedojnë edhe interpretimin ligjor nga MASHT-i.

“Këtë vit Ministria e Arsimit ka nxjerrë Udhëzimin administrativë me numër 10/2018 i cili ka të bëjë për kuadrin e arsimit të përgjithshëm ndërsa për kuadrin e arsimit profesional mbetet ende në fuqi UA 05/2015 i cili përcakton kuadrin e arsimit Profesional. Disponojmë edhe interpretimin ligjor të Zyrës ligjore në kuadër të MASHT-t.”, tha Bytyqi.

Ndërkaq, këshilltari politik i ministrit të Arsimit, Valmir Gashi i pyetur për të njëjtën çështje, pavarësisht udhëzimit administrativ nga MASHT-i, tha se hapja e konkurseve për këto pozita është kompetencë e komunës dhe jo e tyre.

“Kjo çështje është kompetencë e pushtetit lokal dhe jo e Ministrisë.”, ka thënë Gashi për KALLXO.com.

Në Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional në nenin 20 tek Praktika Profesionale thuhet se mësimdhënësit që janë pranuar me kualifikimin Bachelor vazhdojnë punën për tre vite shkollore me kusht që gjatë kësaj periudhe t’i përfundojnë studimet Master.

Ndërkaq, për vitin shkollor 2018 dhe 2019 duhet të shpallet konkursi për të plotësuar vendet e atyre mësimdhënësve që nuk i plotësojnë kriteret e kualifikimit.

Asnjë koment

Comments are closed.