Kërkohet ndihma e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari
Policia e Kosovës ka lëshuar kërkesë për ndihmë për kapjen e një të dyshuari.
Sipas njoftimit personi i kërkuar është: Haki ( Fetah) Gjocaj i lindur me 04.02.1977 në fshatin Baballoq-Deçan.
I pandehuri është i kërkuar për veprën penale “vrasje e rëndë”.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.