Një person i kërkuar në Prizren është arrestuar nga Policia në Lipjan.
Në raportin e Policisë, thuhet se arrestimi i tij është bërë me urdhër të Gjykatës në Prizren.
“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore është arrestuar një person dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës”, njofton Policia e Kosovës./GazetaePrizrenit.net