23-11-2024

Kërkohet shqyrtimi i shqetësimit për dëmtimin e një pjese të Urës së Gurit

Organizata “EC Ma Ndryshe” konsideron se institucionet kompetente të trashëgimisë kulturore duhet t’i shqyrtojnë me seriozitet shqetësimet për dëmtimin e një pjesë të Urës së Gurit, si pasojë e vendosjes së një instilacioni, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Fotografia e EC Ma Ndryshe

Kjo organizatë, ka shkruar se anëtarja e Këshillit të Trashëgimisë Kulturore të Prizrenit në rrjetet sociale publikisht ka ngritur shqetësimin për dëmtimin e një pjesë të Urës së Gurit, si pasojë e vendosjes së një instilacioni mbi këtë monument të trashëgimisë kulturore.

‘EC Ma Ndryshe’ konsideron se institucionet kompetente të gjitha gjetjet në këtë rast duhet t’i adresojnë në mënyrë ligjore sipas kompetencave të tyre, në mënyrë që të ruhet dhe mbrohet monumenti i Urës së Gurit”.

Fotografia e EC Ma Ndryshe

EC përkujton se Ura e Gurit është monument i mbrojtur me ligj, që prej vitit 1948, për shkak të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.