27-04-2024

Vdes Toni Morrison, fituesja e çmimit Nobel për letërsi

Fituesja e çmimit Nobel për Letërsi, Toni Morrison, ka vdekur në moshën 88-vjeçare.

Familja Morrison ka konfirmuar se autorja amerikane ka vdekur pas një sëmundjeje të shkurtër, raporton BBC.

Autorja e 11 romaneve e fitoi çmimin Nobel për Letërsi më 1993. Ajo kishte publikuar romanin e saj të parë “The Bluest Eye” më 1970.

Libri i saj i famshëm “Beloved” tregoi rrëfimin e një skllaveje afro-amerikane dhe më 1998 u kthye në film me Oprah Winfreyn.

Familja Morrison përmes një njoftimi ka thënë se Toni ka vdekur natën e 5 gushtit e rrethuar nga familja dhe miqtë.

Asnjë koment

Comments are closed.