26-04-2024

Këshilli i BL në Romajë kërkon respektimin e masave ndaj epidemisë

Përkundër që nuk ka ndonjë rast të evidentuar si i infektuar me koronavirus në këtë fshat, e as në ato përreth, për të ndikuar si preventivë, Këshilli i Bashkësisë Lokale në Romajë të Hasit, ka kërkuar nga banorët, respektimin e masave ndaje epidemisë, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Në kërkesën e tyrem thuhet:

“Të nderuar banorë të fshatit Ramajë,

Ju bëjmë thirrje të zbatoni vendimet dhe këshillat e institucioneve përgjegjëse sepse situata tashmë është bërë tepër serioze. Në Prizren kemi dhjetëra raste me covid 19 dhe numri pritet të rritet. Mos ia jepni virusit këmbët tuaja, pasi që ai këmbë nuk ka. Prandaj mos ia mundësoni atij të na i marrë mushkëritë tona.

Kosova ka marrë lëvdata për menaxhimin e mirë të COVID 19, mirëpo kohët e fundit kemi rritje të numrit të të infektuarve, për shkak të moskujdesit tonë. Sistemi ynë shëndetësor është në gjendje jo të mirë, por përkujdesja maksimale e profesionistëve tanë shëndetësorë dhe kujdesi ynë, mund të na ndihmoj ta kalojmë këtë Pandemi, që e ka përfshirë gjithë globin.

Në këtë kohë të vështirë nuk jemi vetëm, me ne janë miqtë tanë anembanë botës. Por, ne i bëjmë thirrje të gjithë klasës politike që në këtë kohë pandemie të lënë anash sulmet ndaj Qeverisë dhe të bashkohen të gjithë bashkë, në këtë betejë me armik të padukshëm. E gjithë bota po e bënë një gjë të tillë, kemi shembullin e Portugalisë, ku opozita nuk ka pranuar ta rrëzoj qeverinë dhe ka shprehë përkrahjen e plotë për institucionet shtetërore.

Betejat politike në këtë kohë nuk janë në interesin e qytetarëve, ato e dëmtojnë efikasitetin e institucioneve në luftën kundër COVID 19 dhe për këtë arsye të gjithë duhet dëgjuar dhe zbatuar këshillat dhe vendimet e institucioneve.

Gjendja është serioze dhe jemi në një fazë delikate, prandaj, e vetmja mundësi për të dalë nga kjo situatë është dëgjueshmëria jonë qytetare dhe qëndrimi në shtëpi. Kjo shpëton jetë, shpëton gjyshërit dhe baballarët tuaj, shpëton fëmijë tuaj nga ky virus i pamëshirshëm.

Andaj, ju lusim edhe njëherë:

Respektoni vendimet e organeve shtetërore;

Respektoni këshillat e prifesionistëve shëndetësorë;

Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHP-ja janë organet shtetërore që po merren me menagjimin e kësaj situate, profesionistët shendetësorë janë në ballë të betejës për të shpëtuar jetë qytetarësh.

#Rrinshpi  #Rripastër   #Rrinëdistancë

Bashkë do ta kalojmë këtë moment të vështirë për të gjithë botën!”

Këshilli i Bashkësisë Lokale – Romajë, Komuna Prizren.

Asnjë koment

Comments are closed.