Këshilli i Kryetarëve të Komunave reagon për sulmin e Avni Zogjanit ndaj Ragip Begajt
Këshilli i Kryetarëve të Komunave të Kosovës – sulmet e zv.Ministrit Avni Zogjani ndaj Kryetarit të Komunës së Malishevës janë të pa baza dhe të papërgjegjshme, të kërkojë falje ndaj Kryetarit Begaj
Në disa medie elektronike por edhe në një debat në Radio Televizionin e Kosovës, zv.Ministri në detyrë i Infrastrukturës Avni Zogjani, pa të drejtë ka sulmuar Kryetarin e Komunës së Malishevës Ragip Begaj lidhur me përhapjen e pandemisë COVID-19 në qytetin e Malishevës.
Aq më tepër kur kryetarët e të gjitha Komunave të Kosovës pa dallim po bëjnë punë të madhe në parandalimin e përhapjes së Coronavirus duke qenë dera e parë shtetit për çdo hallë të qytetarëve.
Zv.Ministri Zogjani duhet menjëherë të kërkojë falje, Kryetarit të Malishevës z. Ragip Begaj në të kundërtën, kërkojmë nga Kryeministri Albin Kurti të marrë masa ndaj zv.Minstrit të papërgjegjshëm Avni Zogjani”, thuhet në reagim./Indeksonline