26-04-2024

Këshilli i Kryetarëve të Komunave reagon për sulmin e Avni Zogjanit ndaj Ragip Begajt

Këshilli i Kryetarëve të Komunave të Kosovës – sulmet e zv.Ministrit Avni Zogjani ndaj Kryetarit të Komunës së Malishevës janë të pa baza dhe të papërgjegjshme, të kërkojë falje ndaj Kryetarit Begaj

Në disa medie elektronike por edhe në një debat në Radio Televizionin e Kosovës, zv.Ministri në detyrë i Infrastrukturës Avni Zogjani, pa të drejtë ka sulmuar Kryetarin e Komunës së Malishevës Ragip Begaj lidhur me përhapjen e pandemisë COVID-19 në qytetin e Malishevës.

 

“Këshilli i Kryetarëve të Komunave të Kosovës shprehin solidaritetin e tyre me Kryetarin e Malishevës z. Ragip Begaj dhe me qytetarët e Malishevës. Reagimet dhe cilësimet e Zv.Ministrit në detyrë ndaj një Kryetari të zgjedhur të Komunës i gjykojmë të gabuara, pa bazë dhe të dëmshme në këto kohëra pandemie.

 

Aq më tepër kur kryetarët e të gjitha Komunave të Kosovës pa dallim po bëjnë punë të madhe në parandalimin e përhapjes së Coronavirus duke qenë dera e parë shtetit për çdo hallë të qytetarëve.

Zv.Ministri Zogjani duhet menjëherë të kërkojë falje, Kryetarit të Malishevës z. Ragip Begaj në të kundërtën, kërkojmë nga Kryeministri Albin Kurti të marrë masa ndaj zv.Minstrit të papërgjegjshëm Avni Zogjani”, thuhet në reagim./Indeksonline

Asnjë koment

Comments are closed.