20-04-2024

Këshilli i Prindërve reagon pas vrasjes me thikë të një nxënësi në Prizren

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka reaguar pas vrasjes së nxënësit 15-vjeçar L.B. në shkollën “Luciano Motroni” në Prizren. Ai ishte ther me thikë për vdekje dje.

Këshilli i Prindërve ka shprehur shqetësimin për manifestimin e akteve të dhunës mes nxënësve në shkollat e Kosovës.

“Rasti i therjes me thikë dhe vdekjes së nxënësit L.B. të SHML“ Luciano Motroni” të Prizrenit, është alarm për institucionet tona dhe prindërit për t’u marrë seriozisht me këtë dukuri, që po cenon jetën dhe integritetin fizik të nxënësve. Ne si Këshill i Prindërve të Kosovës, vazhdimisht kemi ngritur zërin se mungon siguria e nxënësve dhe ka dhunë nëpër shkolla, dhe njëherësh, kemi kërkuar nga institucionet e Kosovës, duke filluar nga mësimdhënësit, drejtorët e shkollave, DKA-të, MASHT-i, prindërit, Policia, që bashkërisht të punojmë në drejtim të forcimit të sigurisë së nxënësve dhe zhdukjes së fenomenit të dhunës nëpër shkollat tona”, thuhet nga Këshilli i Prindërve të Kosovës.

Asnjë koment

Comments are closed.