Kështu dukej Eli Fara para 22 viteve

Ka filluar të këndojë qysh në moshë të re. Këngëtarja shqiptare, Eli Fara prej vitesh këndon dhe pëlqehet mjaft shumë për muzikën që bën, shkruan lajmi.net.

E së fundmi ajo ka postuar një fotografi në Instagram gjersa shfaqet para 22 viteve dhe duket tejet në formë.

“Pi rraki dhe s’dehem dot.. 1997”, është mbishkrimi që ia ka vënë imazhit.

“Zemra Rratatata”, është kënga e fundit që ka lansuar Eli me të cilën u prezantua në “Kënga Magjike 2018”, bashkë me Aurela Gaçen. /Lajmi.net/