23-04-2024

Kështu mund ta dalloni COVID’in, ftohjen dhe gripin

Simptomat e gripit, koronavirusit ose ftohjes, në fazën e hershme, mund të jenë të ngjashme ndaj duhet patur kujdes për të kuptuar dallimin.

Simptomat e të trijave janë: Kolla, temperaturë, vështirësi në frymëmarrje, lodhje.

Është shumë e vështirë të bëhet dallimi midis simptomave të COVID-19, gripit dhe ftohjes, andaj edhe rekomandohet që qytetarët të kryejnë testin per koronavirus, në mënyrë që të marrin trajtimin e duhur e të bëhet dallimi mes COVID’it e gripit.

Simptomat e COVID-19:

Ethe

Kollë

Vështirësi në frymëmarrje

Humbje të shijes dhe erës

Infeksioni mund të shkaktojë edhe pneumoni

Rrjedhje e hundës

Dhembje në fyt

Diare

Simptomat e zakonshme të ftohjes

Ftohja është një infeksion i butë viral i hundës, fytit, sinuseve dhe rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, sipas NHS.

Zakonisht përfshin teshtitjen dhe kollën, së bashku me dhimbje fyti, dhimbje koke dhe ndonjëherë humbje të shijes dhe nuhatjes.

Simptomat e gripit

Ethe

Temperaturë

Kollë

Lodhje

Dhimbje koke

Të përziera

Dhimbje barku

Rrjedhje të hundëve

Dhimbje muskujsh /GE

Asnjë koment

Comments are closed.