Kështu nxirret vërtetimi për lëvizjen e punëtorëve
Në bazë të vendimit të fundit të ministrisë së Shëndetësisë, qytetarët kanë të drejtë të lëvizin vetën nga 1 orë e gjysmë në ditë.
Por, si do të lëvizin punëtorët e bizneseve që iu lejohet puna?
Në bazë të vendimit thuhet që ata do të duhet të kenë një konfirmim nga ATK EDI dhe vetëm për të kryer nevojat e operatorëve ekonomikë apo institucioneve përkatëse.
Si merret ky vërtetim?
Këtë vërtetim mund ta merrni në faqen e internetit të Administratës Tatimore të Kosovës. http://www.atk-ks.org/
Pastaj, nga kjo, sikur është e ilustruar në fotografi duhet të hyhet në opsionin “Shërbimet Elektronike”, dhe më poshtë tek “EDI – Deklarimi Elektronik”.
Pas kësaj, duhet të shkruhet nr. i regjistrimit të firmës dhe kodi për çasje, që kryesisht nëpër kompani i mban ekonomisti që mban kontabilitetin.
Më pastaj, pasi të kyçesh është mundësia për të marrë vërtetimin për lëvizje të punëtorit, ku duhet të shkruhet nr. i letërnjoftimit, pozita dhe targat e automjetit e pastaj të gjenerohet dokumenti.