Kështu parashihen temperaturat për sot, IHMK paralajmëron shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të karakterizohet me mot relativisht të ngrohtë dhe me pak vranësira të cilat të martën dhe të mërkurën vende-vende do të sjellin reshje lokale.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s.