25-11-2024

Këta janë 10 kandidatët e parë të LDK-së për kryetar komunash

Në mbledhjen e mbajtur sot, Kryesia e LDK-së vendosi që:

Lutfi Haziri të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit;

Anton Quni – kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit;

Ilir Ferati – kandidat për kryetar të Komunës së Istogut;

Hyrie Dobrunaj – kandidate për kryetare të Komunës së Deçanit;

Burim Krasniqi – kandidat për kryetar të Komunës së Rahovecit;

Besim Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Klinës;

Bajrush Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës;

Bexhet Xheladini – kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit;

Jeton Biqkaj – kandidat për kryetar të Komunës së Kamenicës;

Ruzhdi Shehu – kandidat për kryetar të Komunës së Junikut.

Përveç zyrtarizimit të kandidaturave, Kryesia e LDK-së ka marrë vendim për formimin e të gjitha shtabeve zgjedhore të Degëve dhe të Nëndegëve me qëllim të organizimit sa më të mirë të këtij procesi.

Asnjë koment

Comments are closed.