Këta janë drejtorët e rinj komunal në Suharekë
Bali Muharremaj do të qeverisë në Komunën e Suharekës edhe për një mandat.
Tashmë janë zgjedhur edhe drejtorët e rinj të kabinetit të Muharremajt, dy prej të cilëve vijnë nga Partia Demokratike e Kosovës.
Emrat e drejtorëve të rinj të kabinetit të kryetarit Muharremajt, që ka siguruar Indeksonline janë:
Visar Kuçi – Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit
Kymete Bajraktari – Drejtoria e Administratës
Remzi Bajselmani – Drejtoria e Arsimit
Lorika Gashi – Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport
Labinot Halitjaha (PDK) – Drejtoria e Financave
Ardian Kotorri – Drejtoria e Bujqësisë
Armend Krasniqi (PDK) – Drejtoria për Pronë dhe Kadastër
Besa Kuçi – Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Enver Shabani – Drejtoria për Shërbime Publike, Mjedis dhe Emergjenca
Kurse për Drejtorinë e Inspeksionit nuk është vendosur akoma.
Kujtojmë që nënkryetare është rizgjedhur Mihrije Berisha-Suka, ndërsa kryesues i Kuvendit është zgjedhur Behxhet Kuçi nga radhët e AAK-së./Indeksonline/