25-04-2024

Këta janë dy kuvendarët e rinj të Prizrenit

Formimi i ekzekutivit të ri të Komunës së Prizrenit, ka mundësuar edhe lëvizje në Kuvendin e Prizrenit nga radhët e PDK-së, që fitoi zgjedhjet e fundit lokale.

Pas përfshirjes së dy asamblistëve në qeverisjen e Shaqir Totajt, sipas informacioneve të portalit “Gazeta e Prizrenit” tashmë dihen emrat e dy kuvendarëve të rinj, Bujar Hasani e Shkëlzen Kastrati, të cilët sipas numrit të votave të marra, kanë qenë në listën e pritjes.

Ata kanë zëvendësuar, Islam Ukimerin dhe Sulltan Badallin, që sot janë emëruar në pozitën e drejtorit të Inspektorateve dhe atë të Ekonomisë dhe Financave.

Në fakt, S. Badalli ditë më parë pat zëvendësuar Kujtim Gashin pas emërimit në pozitën e nënkryetarit të komunës.

Siç dihet tashmë është kompletuar qeverisja e kryetarit të ri, Shaqir Totaj, që ka 13 sektore. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.