24-11-2024

Këta janë dy të dyshuarit për dhu*nimin e të miturës që u zhduk në Suharekë

Një rast i tillë është raportuar edhe në Suharekë, ku dy persona dyshohet se kanë dhunuar një vajzë të mitur, të moshës 15-vjeçare.

E mitura fillimisht ishte deklaruar e zhdukur nga familjarët, teksa rasti ka ndodhur gjatë kësaj kohe kur ata s’dinin për fatin vendndodhjes së saj.

Si rrjedhojë e kësaj, Policia ka arritur që të arrestojë njërin nga të dyshuarit, kurse tjetri ndodhet në arrati.

Sinjali mëson se personi i arrestuar që dyshohet se ka dhunuar të miturën është Halit Shala, 21-vjeçar, ndërsa i arratisuri është L.G i moshës së mitur.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë, teksa Policia është vënë në ndjekje të të dyshuarit tjetër.

Asnjë koment

Comments are closed.