26-11-2024

Këta janë kandidatët për kryetar të Malishevës

Gara për kryetar të Malishevës pritet të jetë mjaft interesante në zgjedhjet lokale të këtij viti.

Përveç, Nismës Socialdemokrate partitë tjera tanimë kanë propozuar kandidatët e tyre për kryetar të Malishevës.

Nga Partia Demokratike e Kosovës kandidat do të jetë, Isni Kilaj.

Ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka zyrtarizuar Bajrush Hotin pretendent për të marrë drejtimin e Malishevës.

Pak më e ndërlikuar është situata të Lëvizja Vetëvendosje.

Kryesuesi i Kuvedit Komunal të Malishevës, Rrahim Morina ka thënë për “Indeksonline”, se ai është i propozuar nga Lista Guxo, ndërsa Alban Krasniqi nga Vetëvendosje për kryetar të kësaj komune.

Për njërin nga këta dy emra, ai ka thënë se do të vendosin organet qendrore të VV-së dhe Listës Guxo.

Poashtu ai ka bërë me dije se VV dhe Lista Guxo do të garojnë me një listë të përbashkët.

Komuna e Malishevës udhëhiqet që dy mandate nga Nisma Socialdemokrate.

Partia e Fatmir Limajt, ende nuk e ka zyrtarizuar kandidatin e saj. Favoriti kryesor është ish ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi.

Opsion përmenden edhe nënkryetari Hajdin Berisha dhe ish deputetja Arbëreshe Krasniqi.

Krasniqi nuk ishte certifikuar nga KQZ si kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës, për shkak të një dënimi gjyqësor për mos deklarim të pasurisë.

Në zgjedhjet e fundit nacionale, Nisma kishte dalë subjekti më i votuar në Malishevë, rezultat të cilin e kishte përmbysur Vetëvendosje pas numërimit të votave nga diaspora./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.