Këta janë kandidatët që kanë aplikuar për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale të Kosovës
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur të premten, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka konfirmuar listën e kandidatëve që kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).
Kandidatët e konfirmuar janë: Blerim Isufaj, Atdhe Dema, Valdet Gashi dhe Naim Abazi, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Ndërsa, kundërshtimi i prokurores Fitore Sadikaj ndaj vendimit të Kryesuesit të Këshillit për moskonfirmimin e statusit të kandidatit për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, u refuzua.
Më 13 tetor të këtij viti Këshilli Prokurorial i Kosovës e kishte miratuar hapjen e konkursit për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) dhe për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.