23-11-2024

Këta janë Nënkryetarët e rinj të PDK-së

Sami Lushtaku, Hajredin Kuçi, Xhavit Haliti, Memli Krasniqi, Shaqir Totaj, Agim Aliu janë emëruar Nënkryetarë të rinj të PDK’së. Pozitë të tillë ka marrë edhe Enver Hoxhaj, por i cili është emëruar Ushtrues Detyre i Kryetarit të PDK’së,shkruan Express

Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj, do t’i ketë afër vetes pesë Nënkryetarë. Pozitë të tillë ka marrë edhe Sami Lushtaku, i cili ka pozitën edhe të Kryetari të Degës më të fuqishme të PDK’së, asaj të Skenderajt.

Lexo Edhe:

E tmershme: Masakra serbe në Lugishtë-Has më 1999-dokumentar (VIDEO)

 

Po ashtu, në pozitën e Nënkryetarëve janë emëruar edhe Bedri Hamza e Xhavit Haliti.

Burime të Express kanë treguar se pos Lushtakut në pozitën e Nënkryetarit të PDK’së është emëruar edhe profesori Hajredin Kuçi, i cili është edhe deputet i PDK’së.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Memli Krasniqi ka marrë edhe pozitën e Nënkryetarit të Partisë.

Nënkryetari i katërt i PDK’së është Shaqir Totaj, i cili kishte mbajtur një pozitë të tillë edhe më herët.

Nënkryetari i fundit në PDK është emëruar Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të PDK’së e mbanë deputeti Uran Ismaili.

u.d i Kryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj, ka thënë se do të lëshojnë komunikatë për këto emërime. Nuk i ka konfirmuar emrat e të emëruarve.

Anëtarët e Kryesisë së PDK’së, Ganimet Musliu, Abelard Tahiri, Bedri Hamza nuk kanë dashur të japin informacione.

Ndërkohë, Zëdhënësi i PDK’së, Avdni Bytyqi, ka heshtur.

Gjithë këto ndryshime në PDK kanë ndodhur pasi Kryetari i deritashëm i PDK’së, Kadri Veseli ka shkuar në Hagë për t’u ballafaquar me akuza për krime lufte të ngritura nga Gjykata Speciale.

PDK, aktualisht, është partia e tretë në Kosovë pas Vetëvendosjes dhe LDK’së. Vazhdon të mbetet në opozitë pavarësisht se është përmendur mundësia që të futen në Qeveri pas ngritjes së aktakuzave nga Specialja.

Asnjë koment

Comments are closed.