Këta janë të arrestuarit në aksionin e Policisë kundër grabitësve si në filma në argjendarinë e Suharekës
Operacioni policor për kapjen e grupit kriminal, që kreu grabitje në argjendarinë “Diakos” në Suharekë, javën e kaluar, u zhvillua sot në shtatë lokacione dhe rezultoi me një grabitës të vrarë, një polic të plagosur dhe katër të arrestuar – teksa një i dyshuar po kërkohet. Pas hetimeve intensive dhe mbledhjes së dëshmive, Policia arriti të bie në gjurmë e të dyshuarve, ku pati edhe konfrontim me ta, ku pas shkëmbimit të zjarrit, u vra njëri nga dyshuarit, raporton Gazeta Sinjali.
Grabitësi që u vra është Dukagjin Gashi, teksa personi që është shpallur në kërkim është Korab Gashi, vëllai i tij.
Por kush janë të dyshuarit e tjerë:
Sinjali ka siguruar listën me emrat e të gjithë të arrestuarve, disa prej të cilëve janë zbuluar gjatë ditës.
Të arrestuar dhe ndaluar për 48 orë janë: Bujar Basha, Leotrim Cakolli, Besart Istrefi dhe Trim Baraku (pronar i argjendarisë ‘Baraku’ në Prishtinë).
Ndryshe, gjatë zhvillimit të operacionit policor, i dyshuari kryesor, tashëm i ndjerë, Dukagjin Gashi, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre, me ç’rast është plagosur një zyrtar policor.
Zyrtarët policorë, sipas Polciisë, në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke arritur të neutralizojnë të njëjtitn, përderisa katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar, në mesin e të cilëve Bujar Basha dhe Leotrim Cakolli.
Deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë persona, një i neutralizuar dhe një tjetër, vëllai i të vrarit, Korab Gashi, ende gjendet në kërkim policor.
Zyrtarit policor, që pësoi plagë i është ofruar ndihma mjekësore në SHSKUK, ku sipas informatave të para nga mjekët kompetentë i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.
Ashtu siç raportoi Sinjali, personat e dyshuar kanë të kaluar kriminale me dyshimet e bazuara për përfshirje në vepra penale si: vrasje, grabitje, vjedhje e rëndë, sulm, kanosje, lëndim trupor, detyrim, armëmbajtje pa leje etj.