25-04-2024

Këta janë të dyshuarit për 18 kilogramët drogë që u kapën në aksionin e sotëm në Prizren

Pak më parë u raportua për një aksion të zhvilluar nga Njësia e Antidrogës në Policinë e Kosovës në Prizren, që ka rezultuar me konfiskimin e 18 kilogramëve marihuanë dhe arrestimin e disa personave.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se personat e dyshuar për këtë rast janë: D. Daçaj 42-vjeçar, B. Cikaj 42-vjeçar dhe K. Berisha 39-vjeçar.

Substanca e dyshuar narkotike e llojit marihuanë që u konfiskua gjatë këtij aksioni u gjet në rreth 40 paketime.

Të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotrope’. /Gazeta Sinjali /

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.