Këta janë të dyshuarit që u prezantuan rrejshëm si zyrtarë të IPK-së në Prizren
Tre të dyshuar u arrestuan në Prishtinë janë prezantuar si zyrtarët të Inspektoratit Policor të Kosovës në një fabrikë në Prizren, ku kishin shkuar për të marrë një borxh.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se të dyshuarit që u ndaluan janë Jemin Haxhimustafa dhe Hazer Haxhimustafa, ndërsa i dyshuari tjetër është Osman Mehmeti, i cili është liruar, raporton Gazeta Sinkali.
Rasti ka ndodhur dje në mesditë dhe posa Policia është vënë në dijeni, ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ku janë zbuluar detajet.
“Pas pranimit të informatës, hetuesit e Sektorit Rajonale të Hetimeve të Prizrenit kane dale ne vend ngjarjes dhe pas mbledhjes së provave dhe dëshmive të nevojshme është kuptuar se të njëjtit nuk janë pjesëtaret e Inspektoratit të Policisë së Kosovës, por janë persona te cilët kane keqpërdor emrin e tyre .
Rreth orës 19:00 të dyshimtët pasi që janë identifikuar dhe lokalizuar janë arrestuar që të tre në Prishtinë. Të njëjtit janë intervistuar në prani të avokateve dhe kane pranuar veprën.
Me urdhër të Prokurorit Kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm dy të dyshuarit ndalohen në ndalim policor për 48 orëve, kurse i dyshuari i tret shkon në procedurë të rregullt.”, ka njoftuar Policia.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.