22-11-2024

Këta janë tetë anëtarët e familjes Likaj të dyshuar për tentim vrasjen në Gjonaj

Në fshatin Gjonaj të PrizrenitMbrëmë ndodhi një konflikt mes dy familjeve , që ka përfunduar me rrahje dhe plagosje. Dy persona u lënduan, njëri me armë zjarri e tjetri me mjete të forta.

Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se tetë personat që po dyshohen për këtë rast janë nga familja Likaj dhe se ata janë:

1. Hajdin Likaj

2. Abedin Likaj

3. Shaqir Likaj

4. Albert Likaj (i arrestuar)

5. Shpejtim Likaj

6. Albert Likaj

7. Hajdar Likaj

8. Isuf Likaj

Siç zbulon Gazeta Sinjali Hajdini, Shaqiri dhe Abedini janë vëllezër, derisa Zeneli, Alberti dhe Hajdari janë djemtë e Abedinit, ndërsa Isufi dhe Shpejtimi janë djemtë e Shaqirit.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, e cila ka njoftuar në detaje për ngjarjen ku u shprepën edhe armët mbrëmë në Gjonaj të Prizrenit.

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ishte së bashku me dy viktimat meshkuj kosovarë, pas një mosmarrëveshje janë sulmuar me mjete të forta si dhe me armë zjarri, nga tetë të dyshuar meshkuj kosovarë”.

“Dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas njëri nga ta është liruar, ndërsa tjetri është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm. Në vendin e ngjarjes në dy lokacione janë gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja”.

“Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në dy lokacione, ku gjatë kontrollit është hasur dhe arrestuar njëri nga të dyshuarit meshkuj kosovarë, po ashtu është hasur dhe një kamionetë që dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës ku brenda saj janë gjetur dhe konfiskuar 37 fishekë që dyshohet të jenë të armës me gaz. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, përfundon njoftimi./Gazeta Sinjali/

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.