16-06-2024

Arrestohet në Vërmicë pasi i gjendet marihuanë një personi

Në pikëkalimin kufitar në Vermicë, Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, pasi gjatë kontrollit të tij dhe të veturës së tij është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 125.85 gramë.

Bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Asnjë koment

Comments are closed.