20-04-2024

Këta janë tre të dyshuarit për 3 kg marihuanë që u kapën në kufi

Mbi tre kilogramë marihuanë janë konfiskuar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën në pikën kufitare Qafë e Prushit, të dielën në mesditë.

Droga po hynte nga Shqipëria në Kosovë përmes një automjeti, ku ndodheshin tre persona, identitetin e të cilëve Sinjali e ka mësuar.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se tre të dyshuarit që ndodheshin në veturën ku u gjet droga janë Kol Ndrecaj, Arbnor Frokaj dhe Liridona Baftija.

Gjatë kontrollimit në bagazhin e automjetit, te vendi i gomës rezervë është gjetur një thes i bardhë, brenda të cilit ishte e mbështjellë një qese/thes i zi, që dyshohet të jetë i mbushur me substancë narkotike, marihuanë me sasi të përgjithshme: 3.452 gramë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.