24-11-2024

Këta janë zyrtarët e suspenduar nga Dogana, dyshohet se u rrahen mes vete

Dogana e Kosovës njoftoi më herët mbi suspendimin e dy zyrtarëve doganorë.

Sipas njoftimit të Doganës, të dyshuarit janë përfshirë në një konflikt që mund të jetë i përshkallëzuar.

“Kjo çështje do t’i nënshtrohet një procesi hetimor rigoroz dhe transparent për të hedhur dritë mbi të gjitha rrethanat e konfliktit të supozuar. Ne jemi të përkushtuar për të zbuluar të vërtetën dhe për të siguruar që masat e duhura janë ndërmarrë si rezultat i gjetjeve.

Dogana e Kosovës do të punojë me përkushtim për të siguruar që drejtësia të vihet në vend dhe të ndërmerren veprimet e nevojshme korrigjuese, në përputhje me përkushtimin tonë për ruajtjen e standardeve më të larta të sjelljes brenda organizatës sonë”, ka thënë Dogana në njoftimin e saj.

Burime të Indeksonline pohojnë se zyrtari Ardian Nixha ka sulmuar fizikisht kolegun e tij të punës, Enis Thaqin.

Të dyshuarit janë rrahur mes vete në pikëkalimin kufitar në Vermicë.

Konflikti dyshohet të ketë nisur në pikën e kontrollit të hyrje-daljeve në kufi./IO

Asnjë koment

Comments are closed.