Burime të portalit “Gazeta e Prizrenit” njoftojnë se në PDK po diskutohen këta emra për drejtorë komunal nga ky subjekt.
Çelë Lamaj – Drejtor i Shërbimeve Publike, Bexhat Bytyqi – Drejtor i Bujqësisë, Luljeta Veselaj-Gutaj-Drejtoreshe e Arsimit, Adem Morina – Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
Kryetari Totaj, ditë më parë ka konfirmuar se partnerët e tij në bashkëqeverisje AAK e Nisma do t’i kenë nga tri drejtori.
“Gazeta e Prizrenit” më herët ka njoftuar se AAK-ka ka propozuar këta emra:
Vjollca Kabashi- Drejtoria për Mirëqenie Sociale, Ramize Sinanaj për Emergjencë edhe Siguri, Bërbuqe Krasniqi-Berisha në Drejtorinë për Shëndetësi,
Nga Nisma Socialdemokrate janë propozuar:
Lirie Xhemaj- Bytyqi për Drejtorinë e Zhvillimti Ekonomik dhe Turizëm, Pranverim Berisha -Drejtoria e Urbanizmit si dhe Edin Shehu në Drejtorinë e Administratës. / GazetaePrizrenit.net /