06-05-2024

Tre të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Lubizhdë

Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy veturave në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, ku tre persona janë lënduar.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se dy persona janë me lëndime të lehta, teksa njëri me lëndime më të rënda.

“Tre persona kanë pësuar lëndime, dy me lëndime të lehta, teksa njëri është me lëndime më të rënda dhe është dërguar në Spitalin e Prizrenit”, u shpreh Osmanollaj.

Lexo edhe:

Servilizmi i gërditshëm karshi pushtetit në Prizren

Asnjë koment

Comments are closed.