Këtë javë më pak fëmijë të lindur në Prizren

Gjatë javës që po lëmë pas, në Prizren janë regjistruar 50 lindje. Krahasuar me javën paraprake, në maternitetin e spitalit “Prim.Dr.Daut Mustafa” janë katër lindje më pak, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Mbështetur në shënime del se numri më i madh i të porsalindurve  është i gjinisë mashkullore. Këtë javë gjithsej kanë ardhur në jetë 28 djem dhe 22 vajza.

Nuk ka pasur asnjë lindje gemellare (binjak).

Por, derisa mund të sigurojmë shënime për rastet e lindjeve, në Komunën e Prizrenit mungojnë shënimet zyrtare për rastet e vdekjeve gjatë një dite apo jave, si dhe largimet apo lëvizjet e qytetarëve. /GazetaePrizrenit.net/