09-12-2024

Këtë javë më shumë foshnje në Prizren

Java që po lëmë pas ka ndërprerë trendin e rënies së numrit të lindjeve,  që karakterizoi periudhën në tri javët paraprake.

Në maternitetin e spitalit të përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” këtë javë janë regjistruar 76 lindje apo 18 më shumë se javën paraprake,  kur numri kishte rënë në 58 sosh, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net ”.

Për dallim nga java e kaluar, këtë jave ka ndryshim raporti edhe sa i përket gjinisë, meqenëse numri më i madh i të porsalindurve janë vajza,  gjithsej 40, apo katra më shumë se sa djem.

Nuk ka pasur asnjë lindje gemellare (binjak).

Por, derisa mund të sigurojmë shënime për rastet e lindjeve, në Komunën e Prizrenit mungojnë shënimet zyrtare për rastet e vdekjeve gjatë një dite apo jave, si dhe largimet apo lëvizjet e qytetarëve. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.