24-11-2024

Këto ekipe llogariten favoritë për fitoren e Euro 2024, ja gjasat e Shqipërisë

Me finalen e Ligës së Kampionëve të UEFA-s tani pas nesh, tifozët nuk do të presin gjatë pasi vëmendja kthehet me shpejtësi tek ajo që duhet të jetë një verë emocionuese ndërkombëtare me Euro 2024.

Superkompjuteri Opta ka simuluar Euro 2024 10,000 herë dhe ka konfirmuar përqindjet e tij para turneut.

Anglia është më favoritja me 19.9% të gjasave, e ndjekur nga Franca me 19.2%.

Ndërkohë, Shqipëria është e parafundit me gjasa me vetëm 0.2%.

Më poshtë se kuqezinjtë është vetëm Gjeorgjia me 0.1%, e cila debuton në një Evropian.

Për të kaluar në çerekfinale, gjaat e Shqipërisë janë 11.6%.

Kujtojmë se Shqipëria gjendet në grupin e vdekjes, së bashku me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë. /Gazeta Express.

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.