Shkaku i mungesës së ndërprerjes së energjisë elektrike nga ana e KEDS-it, si rezultat i punimeve të planifikuara, do të reflektohet në reduktime të ujit të pijes në disa fshatra të Vrrinit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
KRU Hidroregjioni Jugor sh.a. Prizren njofton konsumatorët se me datën 23.10.2018 duke filluar nga ora 09:00 deri në ora 17:00, do të ketë mungesë të përkohshme të furnizimit me ujë në fshatrat: Zhur, Vërmicë, Dobrusht, Shkozë dhe pika kufitare.