Krahasuar me ditën e paraprake, sot ka pasur një rënie prej 23 rasteve të prekura nga Covid-19 në nivel vendi.
Po ashtu rënie ka edhe në Prizren, pasi numri i tyre është 38 apo 19 më pak se dje kur ishin 57 raste, raporton Gazeta e Prizrenit
Brenda 24 orëve në rajonin e Prizrenit është raportuar një raste të vdekjes: Prizren 1 rast (72 vjeç).
Gjatë kësaj kohe janë testuar gjithsej 2.303 mostra, prej të cilëve rezultuan 318 raste pozitive.
Sa i përket Prizrenit, 13 të infektuar janë nga qyteti, ndërsa të tjerët nga fshatrat, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë: