Krahasuar me ditën paraprake edhe sot ka shtim të rasteve të prekura nga Covid-19. Derisa në nivel vendi janë 52 më shumë, në Prizren sot janë 11 rast më pak, raporton “Gazeta e Prizrenit”.
Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Prej tyre tri në rajonin tonë, përkatëisht në Prizren 1 rast (72 vjeç), Rahovec 1 rast (81 vjeç) e Suharekë 1 rast (70 vjeç).
Gjatë kësaj kohe ndërkaq, janë testuar gjithsej 5.010 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultuan 975 raste pozitive.
Sa i përket Prizrenit, sot janë raportuar 44 të infektuar, prej të cilëve 30 janë nga qyteti, ndërsa të tjerët nga fshatrat, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë: