25-04-2024

Këto janë lokalitetet e rajonit të Prizrenit me rastet e reja me Covid-19

Krahasuar me ditën paraprake edhe sot ka shtim të rasteve të prekura nga Covid-19. Derisa në nivel vendi janë 52 më shumë, në Prizren sot janë 11 rast më pak, raporton “Gazeta e Prizrenit”.

Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Prej tyre tri në rajonin tonë, përkatëisht në Prizren 1 rast (72 vjeç), Rahovec 1 rast (81 vjeç) e Suharekë 1 rast (70 vjeç).

Gjatë kësaj kohe ndërkaq, janë testuar gjithsej 5.010 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultuan 975 raste pozitive.

Sa i përket Prizrenit, sot janë raportuar 44 të infektuar, prej të cilëve 30  janë nga qyteti, ndërsa të tjerët nga fshatrat, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë:

No photo description available.

Asnjë koment

Comments are closed.