14-05-2024

Këto janë lokalitetet e rajonit të Prizrenit me rastet e reja me Covid-19

Krahasuar me ditën e paraprake, sot ka pasur një ngritje për 48 të rasteve të prekura nga Covid-19 në nivel vendi, por rënie përgjysmë, apo 24 më pak në Prizren, raporton  Gazeta e Prizrenit.

Brenda 24 orëve në rajonin e Prizrenit janë raportuar një dy raste të vdekjes, në Rahovec 1 rast (80 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (57 vjeç).

Gjatë kësaj kohe janë testuar gjithsej 2.667 mostra, prej të cilëve rezultuan 297 raste pozitive.

Sa i përket Prizrenit, të gjithë 20 të infektuarit janë nga qyteti, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë:

No photo description available.

Asnjë koment

Comments are closed.